Poezi nga miku im gjirokastrit, Hadër MEVLANI kushtuar doktorit, Vasil Jorgji.
Doktor i
dashur shkuan vite,
qëkur ke
ikur, ty s’je më
dhe të
kujtojmë përherë më rallë,
kur e sjell
rasti këtë gjë.
Në supkoshiencë
më është fiksuar,
ai shikimi
i gjerë si det,
të ngrohtat
fjalëzat të tua,
që
përmirësonin çdo pacient.
Kur zemra
jote e lodhur bënte,
të fundmet rrahje
gjithsesi,
përmbi qytet
qëndronte varur,
ankthi i
njerëzve për ty.
Se ty sa
foshnja ke shpëtuar,
në netët me
pagjumësi,
po ja, na
ike heshtur, shtruar,
pra fli i
qetë, o fëmi.
Me pikëllim
ne të përcollëm,
nga cdo
rrugicë edhe sokak,
me mall të
thjeshtë punëtori,
mësues,
bujq dhe druvarë.
Në
funeralin tënd të dhimbshëm
edhe natyra
derdhi shi,
me baltë
këpucët na u mbushën,
çuam pak
baltë në çdo shtëpi.
Doktor i
dashur, shkuan vite,
qëkur ke
ikur, por ty je,
në hovin
tonë i përtëritur,
plot vrull
rinor edhe hare.
03/01/2016
Σχόλια
Δημοσίευση σχολίου